LAJME

Ndahet nga jeta avokati, Hylki Kurtaj

Ndahet nga jeta avokati, Hylki Kurtaj
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2021, 19:46

Ka ndërruar jetë avokati, Hylki Kurtaj. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik u. d i kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani, përmes një njoftimi mortor në faqen zyrtare të Gjykatës në Prizren.

Postimi i plotë:

E nderuara familje Kurtaj,
I nderuari kryetar i Odes se Avokateve, dega në Prizren z. Hajrip Krasniqi,
Të nderuar kolegë avokat.

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të avokatit Hylki Kurtaj.

Angazhimi dhe kontributi i të ndjerit në sistemin e drejtësisë, fillimisht si gjyqtar dhe pastaj edhe si avokat në kohët e vështira që kalonte sistemi i drejtësisë dhe vendi jonë, do të kujtohet përherë dhe do të mbetet shembull i mirë për gjenerata e ardhshme të sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt,
U.D., së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren,
Artan Sejrani

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika