- Reklama -

Ndahen 450 mijë euro, MPJD planifikon të blejë disa vetura për ambasada

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka planifikuar që vitin e ardhshëm të blejë disa automjete për nevojat e ambasadave nëpër botë.

Në projektbuxhetin i cili pritet të votohet së shpejti nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, figuron ndarja e 450 mijë eurove për blerjen e veturave për ambasada.

- Reklama -

Në projektbuxhet nuk janë dhënë detaje se cilat ambasada do të bëhen me vetura të reja, mirëpo me shumën e planifikuara mund të blihen disa të tilla.

Gjithnjë sipas projektbuxhetit, edhe për vitin 2025 është planifikuar edhe një blerje tjetër e veturave për nevoja të ambasadës e që shuma e llogaritur është 430 mijë euro. Po aq para do të ndahen edhe në vitin 2026.

Ndryshe, totali i parave për ambasada për vitin 2024 është 15 milionë e 195 mijë euro. Me këto para do të blihet edhe objekti për nevoja të Ambasadës së Kosovës në Berlin si dhe blerja e objektit rezidencial në Washington.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort