10 milionë euro janë ndarë sot për mbështetje të amvisërisë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka propozuar ndarjen e 10 milionë eurove, me të cilat ka thënë se do të mbështetet amvisëria, duke u subvencionuar kreditë konsumuese, që sipas tij, do t’u mundësohet qytetarëve përballimi i shpenzimeve sezonale.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes këtij vendimi do t’u mundësohet shumë familjeve në Kosovë të kenë likuiditet të nevojshëm për përballimin e shpenzimeve familjare.
10:22
Kurti siguron se Kosova ka vaksina të mjaftueshme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se vendi ka vaksina të mjaftueshme.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë të caktojnë terminët për vaksinim.
“Me datën 8 gusht kishim asnjë të vdekur në Kosovë mirëpo këto tri javët e fundit janë javët më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështirat për institucionet tona. Falënderoj të gjithë zyrtarët policorë të cilët po kujdesen për zbatimin e masave. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar që të caktojnë termine sepse vaksina kemi mjaftueshëm”, ka thënë ai.