- Reklama -

NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR

Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen potenciale të forcave amerikane nga KFOR-i, pushtoi mediat në vend.

Aty u tha se Italia po përgatitet për një largim potencial të ushtarëve amerikanë nga Kosova, duke u thirrur në burime të “Bild”-it.

- Reklama -

E klankosova.tv ka kontaktuar me bazën e NATO-s për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështjeje.

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës, përfshirë praninë e SHBA-së në Evropë dhe se parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s duhet të mbeten të fuqishme.

Ky zyrtar shton se ShBA-ja vazhdon të ketë një rol themelor brenda KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë.

“Si pjesë e kësaj, ShBA-ja e ka bërë të qartë gjithashtu pritjen e saj që aleatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim. Kjo është pjesë e asaj që duhet për të qëndruar gati”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.

Më tutje, në përgjigje u tha se angazhimi i NATO-s për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR-it, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 trupa”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort