Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, pritet që së shpejti t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës Speciale për lirim të parakohshëm. Kjo pasi atij së shpejti i kalon pothuajse dy e treta e dënimit të mbajtur, duke llogaritur me dënimin prej 4 vjet e tre muaj burgim.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman. Ai ka thënë se së shpejti do të ketë një takim me Haradinajn për t’i diskutuar detajet e kësaj kërkese.
“Z. Haradinaj do t’i ketë arritur së shpejti dy të tretat e dënimit të tij, prandaj kualifikohet për lehtësim të dënimit, ose lirim të hershëm. Ne jemi në procesin e përgatitjes së kërkesës dhe unë do të takohem me z. Haradinaj këtë javë për ta diskutuar më tej çështjen. Pikëpamja jonë është që ka bazë të fuqishme për ta përkrahur kërkesën e tij për lirim të hershëm”, ka thënë avokati Toby Cadman





