LAJME

Naser Ramadani infektohet me COVID 19

Naser Ramadani infektohet me COVID 19
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2021, 12:31

Kreu i IKSHPK-së Naser Ramadani ka njoftuar se është infektuar me COVID 19. Lajmin e ka bërë të ditur i njëjti përmes një shkrimi në Facebook.

“Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:
Naser Ramadani
Të nderuar qytetarë!

Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!
Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.Andaj ju lutem:Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika