LAJME

NASA për herë të parë pas mbi 50 vjetëve nisë astronautë në Hënë

NASA për herë të parë pas mbi 50 vjetëve nisë astronautë në Hënë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2026, 20:23

NASA për herë të parë pas 53 vjetëve ka vendosur të nisë astronautë në Hënë.

Shumë persona kanë shfaqur interesim për ta parë lansimin e Artemis II, që është paraparë për sot. Astronautët Ried Wiseman, Victor Glover, Christina Koch, Victor Glover dhe Jeremy Hansen gjenden tashmë në kapsulën Orion.

Raketa do të lansohet nga Kennedy Space Center në Florida.

Raketa do të bëjë një xhiro rreth Hënës, por nuk do të ulet në Hënë. Misioni do të zgjasë dhjetë ditë. Është misioni i parë me astronautë në Hënë në 53 vjet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpërndarë një mesazh në “TruthSocial” para lansimit të raketës.

“Për herë të parë në mbi 50 vjet, Amerika do të kthehet në Hënë! Artemis II, ndër raketat më të fuqishme që është ndërtuar ndonjëherë, do të dërgojë astronautët tanë të guximshëm më larg na hapësirë se që ka shkuar ndonjëherë njeriu. Ne po fitojmë, në Hapësirë, në Tokë dhe kudo mes – ekonomikisht, ushtarakisht dhe tash, përtej yjeve. Askush nuk na afrohet! Amerika nuk konkurron thjeshtë, ne dominojmë, dhe e gjithë Bota po shikon”, ka shkruar Trump.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika