Ish-Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, e ka mirëpritur vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.
“Për mua është mjaft e rëndësishme kjo vizitë, sidomos pas Asamblesë së OKB-së, ku ai kërkoi nga asambleja njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ardhja e tij në Prishtinë është e arritur dhe përgjegjësi e Edi Ramës dhe Shqipërisë në raport me Kosovën”, është shprehur Hasani.





