Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, qytetarët do kenë mundësi që të raportojnë kur iu shkelen të drejtat e tyre siç është ajo e zgjatjes se procedurave gjyqësore, pasi ky Këshill do t’i mbajë përgjegjës institucionet në veçanti sistemin e drejtësisë.
“Njëra nga përfitimet që e dimë qysh tash që ka me ndodhë në raport më qytetarët është përmirësimi i situatës apo përgjegjësia e shtetit në raport me procese të të drejtave gjyqësore dhe në kohë të arsyeshme. Vite me radhë është përsëritë vazhdimisht nga krejt akterët që kanë vlerësua dhe kanë analizu sundimin e ligjit dhe gjendjen e demokracisë në vend kanë konstatu që shkeljet me të mëdha të të drejtave të njeriut kryesisht vinë prej sistemit të drejtësisë në raport me mos ofrimin e të drejtës se gjykimit në kohë të arsyeshme”, ka thënë Qelaj.
Ai ka theksuar se është e rëndësishme të shihet gatishmërinë e institucioneve për të adresuar qartë zgjidhjen e këtij problemi.
“Konsideroj që shteti, përgjithësi vendi ka me hy në obligime të shumta në raport me Gjykatën Evropianë për të drejtat e Njeriut, sepse tanimë do të kemi një mekanizëm i cili përveç se do të konstatoj shkelje të të drejtave të njeriut në rast të zvarritjeve të procedurave gjyqësore do të të sanksionoj apo do të penalizojë edhe shtetin edhe ne aspektin material por edhe në aspekt me vlerësimin që do të ketë për vendin në kuadër të raporteve që nxjerrë Këshilli i Evropës.