- Reklama -

Nagavci ua vë fajin komunave për pagat e mësimdhënësve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka bërë përgjegjëse komunat për mungesën e pagave të mësimdhënësve për muajin shtator, pasi sipas saj nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, siç bëjnë çdo muaj.

“Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë.

- Reklama -

Me kërkesë të ministrit të Financave, Hekuran Murati i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI-t nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta.

Ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBASHK-u janë nxënësit, fëmijët tanë”, deklaron Nagavci, transmeton Zeri.info.

Ajo ka përmendur se për më shumë se një vit Qeveria ka zhvilluar dhjetëra takime me Kryesinë e SBASHK-ut, i ka lutur të mos marrin hapa të pamenduar, pasi, siç thotë ajo, Qeveria ka adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, ka miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim.

“Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë Sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodh në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer. Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, thotë ajo.

Nagavci ka përsëritur se do të ketë kompensim për punën e bërë.

“Dhjetëra takime me vullnet të njëanshëm, me përpjekje të njëanshme për rezultate të synuara që të jenë të përbashkëta. Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi.

Sot publikojmë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojnë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve.

Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, shkroi Nagavci. /Zëri

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort