- Reklama -

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci ka thënë se këtë vit tekstet shkollore për të gjithë nxënësit do të shpërndahen me kohë.

Nagavci po ashtu tha, se më nuk do të ketë vonesa dhe papërgjegjësi në shpërndarjen dhe pranimin e teksteve shkollore.

- Reklama -

“Tekste shkollore me kohë për fillim të vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë nxënësit. Nuk do të ketë më vonesa dhe papërgjegjësi në shpërndarje dhe pranim të teksteve shkollore. Këtë vit jemi përkujdesur që palët e përfshira në procesin e shpërndarjes dhe pranimit të teksteve shkollore të jenë të informuar mirë për afatet kohore dhe përgjegjësitë e tyre.

Neglizhenca e askujt nuk guxon të dëmtojë nxënësit tanë”, shkroi Nagavci në rrjetin social Facebook.

Ajo tutje shkroi se tekstet shkollore më nuk do të dërgohen nëpër shkolla për shpërndarje në fillimin e muajit shtator, kur edhe fillon viti shkollor, mirëpo të njëjtat do të dërgohen në fund të muajit korrik.

“Kalendari i aktiviteteve për shpërndarjen e teksteve shkollore dhe përgjegjësitë institucionale të secilit tashmë janë ndarë me të gjithë. Është hera e parë që një proces kaq i rëndësishëm po strukturohet operacionalisht si duhet. Tekstet shkollore nuk do të dërgohen më në shkollat tona në fillim të shtatorit gjatë procesit mësimor, por, shumë më herët në kohë, në fund të muajit korrik”, tha Nagavci. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort