Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në grantin e arsimit në nivel vendi, Qeveria ka të miratuara 520 pozita për psikologë shkollorë. Por, për fat të keq më pak se 1/3 e tyre janë të punësuar.
Nagavci iu ka bërë thirrje komunave që në kuadër të përgjegjësive të tyre, këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, të shpallin konkurset dhe të mos pranojnë kuadër tjetër për pozitat të cilat i kanë të lejuara për psikologë.





