Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, me të cilët ka bashkëbiseduar për çështje të ndryshme në arsim, përfshirë fillimin e vitit të ri shkollor.
Ministrja Nagavci bëri të ditur se MAShTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa foli edhe për projektligjin për paga, i cili është në diskutim paraprak, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe çështje të tjera të rëndësishme, si dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në arsim.





