Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka komentuar miratimin e tri pikave të rëndësishme që lidhen me fushën e arsimit në Komisionin parlamentar për arsim.
Nagavci pret rritje të dukshme të cilësisë së teksteve shkollore

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nagavci shkruan se projektligji për Tekste Shkollore ka për qëllim përcaktimin e normave, standardeve dhe procedurave themelore për hartimin, vlerësimin dhe botimin e teksteve shkollore, materialeve mësimore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik në arsimin parauniversitar.
“Si i tillë paraqet legjislacion thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim andaj, pres që të rrisë dukshëm cilësinë e teksteve shkollore në Republikën e Kosovës. Marrëveshjen e MAShTI me Ambasadën e Francës për bashkëfinancimin e bursave që ka për qëllim promovimin e lëvizjes dhe shkëmbimit të studentëve përmes mbështetjes financiare dhe përforcimin e bashkëpunimit në fushën e Arsimit të Lartë. Ky program do të zgjasë 6 vjet dhe shpallet çdo dy vjet sipas viteve akademike 2022/2023, 2024/2025 dhe 2026/2027 për fushat prioritare sipas dakordimit me Ambasadën franceze. -Koncept-dokumentin për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe financimit të kolegjit IBCM në Mitrovicë. Kjo i hap rrugë shnëdërrimit të këtij kolegji në institucion publik të arsimit të lartë me statutin “Kolegj”. Falënderoj anëtarët e komisionit për miratimin e këtyre pikave të rëndësishme në fushën e arsimit”, shkruan Nagavci.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

