Shefja e Grupit Parlamentar, Arbërie Nagavci, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke vazhduar angazhimin për gjetur zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.
Ajo ka deklaruar se beson që do të gjendet zgjidhje dhe do të arrihet pajtueshmëri për këtë çështje.
Ka shtuar se është e padrejtë të shkohet edhe në një palë zgjedhje, pasi sipas saj, nuk do të prodhohet rezultat tjetër.
“Kurti është duke vazhduar angazhimi e tij dhe unë besoj që në ditët e mbetura të arrihet një pajtueshmëri dhe të gjendet zgjidhje për zgjedhjen e president. Jo vetëm ne, por edhe qytetarët presin të gjendet zgjidhje dhe të votohet presidenti në Kuvend, sepse një palë zgjedhje të reja jo vetëm se janë të panevojshme, por edhe të padrejta dhe nuk do të sjellin rezultat të ri”, ka thënë ajo./KOHA