Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke folur për raportin me sindikatat ka thënë se i shohin si partner me të cilin duhet të punojnë për të përmirësuar kushtet për mësimdhënësit ashtu si edhe rezultatet në përgjithësi.
“Tani sindikatat janë më të zëshme për pagat e mësimdhënësve dhe natyrisht se ky është edhe një preokupim i joni dhe duhet të kujdesemi që të kemi një trajtim korrekt, të barabartë dhe parimor për të gjithë punëtorët që janë të përfshirë në sistemin e arsimit duke u kujdesur që të respektohet parimi bazë për punë të njëjtë pagë të njëjtë. Edhe udhëzimi administrativ për licensimin e mësimdhënësve i cili asnjëherë nuk është përfillur në tërësi edhe ky për vlerësimin e performanës së mësimdhënësve bashkë me Ligjin për Pagat dhe një varg politikash të tjera duhet të dërgojë drejt një pike ku rriten kompetencat e mësimdhënësve, ku iu ofrohet mbështetje për punën e tyre dhe edhe ku shpërblehen për punën që e bëjnë. Sindikatat, në përgjithësi, i shohim si palë me të cilët duhet të punojmë për të përmirësuar kushtet e punës së mësimdhënësve por edhe për të pasë rezultate më të mira. Nuk po i referohem individëve të caktuar, por si organizatë sindikale natyrisht se në rolin që duhet të luajnë duhet të kenë për bazë disa qëllime përfshirë përmirësimin e kushteve për punë që janë po aq të rëndësishme sa pagat por natyrisht edhe për përmirësimin e rezultateve në përgjithësi”.





