Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, teksa ka komentuar protestën e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, (SBASHK), dhe kërkesat e tyre, ka thënë se çdo orë e humbur do të kompensohet.
Ajo ka theksuar që pavarësisht se i mbështet kërkesat për kushte më të mira të punës, ëhstë shprehur kundër mosmbajtjes së mësimit në kohën kur nga pandemia me COVID-19 kanë mbetur shumë ditë të humbura të mësimit.
“Jemi duke punuar si qeveri me një përkushtim të madh në Ligjin për Paga që është kërkesë e drejtë dhe është një nga nevojat për zyrtarët publik, por natyrisht nuk mbështes për asnjë moment mohimin e të drejtës bazike të nxënësve për shkollim”, është shprehur Nagavci në “Kallxo Përnime”.





