LAJME

Nagavci: Për libra aplikuan 80 mijë prindër, parat dalin para 1 shtatorit

Nagavci: Për libra aplikuan 80 mijë prindër, parat dalin para 1 shtatorit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Gusht 2023, 22:35

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci i njoftoi drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit se deri tani në portalin e-Kosova janë pranuar rreth 80 mijë aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Ajo i njoftoi drejtorët e DKA-ve për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor 2023/24.

Sipas një njoftimi për media, Nagavci bashkë me  zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi i njoftoi drejtorët Komunalë të Arsimit se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator.

Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, ministrja i siguroi se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile.

Ajo thekoi se komunat tashmë janë informuar që shkollat mund të bëjnë përzgjedhjen e titujve të teksteve, të cilat mësuesit duhet t’i ndajnë me prindërit para fillimit të procesit mësimor. Po ashtu tha se, shtëpitë botuese kanë konstatuar se ka tekste të mjaftueshme, dhe nuk do të ketë probleme me furnizimin e librarive.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për fillimin e mësimit dual në 8 profile të reja, për Udhëzimet Administrative të ndryshuara dhe plotësuara, dhe çështje të tjera lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor. Thuhet në njoftimin e MASHTI-it./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika