LAJME

Nagavci paralajmëron universitetet: Asnjë student s’do të regjistrohet jashtë ligjshëm

Nagavci paralajmëron universitetet: Asnjë student s’do të regjistrohet jashtë ligjshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2021, 12:23

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, tha se asnjë institucion nuk do të mund të regjistrojë student mbi kuota e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit.

Tutje Nagavci në seancë ku do të diskutohet për situatën pandemike, shtoi se kjo është situatë shqetësuese, duke e quajtur papërgjegjësi totale.

“Është situatë shqetësuese, sipas njoftimit të zyrtarëve përgjegjës çështja e mos validimit të diplomave vjen si problem i kamotshme. Diplomat e lëshuara në programet e pa akredituara të cilat nuk figurojnë në platformë dhe ky problem është më i madh sesa që e kemi menduar. Një numër i madh i institucioneve nuk i kanë dorëzuar në MASh librar amë”, ka thënë Nagavci.

Tutje, ajo ka deklaruar se “Se asnjë institucion nuk mund të regjistrojë studentë jashtë ligjshëm, mbi kuota e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika