Home LAJME Nagavci: Nxënësit kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor

Nagavci: Nxënësit kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor

0
Nagavci: Nxënësit kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se i gëzohet aktivizmit të të rinjve dhe mendimit të njëjtë se cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët.

Ajo u shpreh se nxënësit kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor.

“Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit, ata kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor, kushte të mira të punës, ambiente të sigurta e mundësi të barabarta. Puna ime dhe angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos përkushtimit kërkon edhe kohë dhe durim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo tha se MASHTI ka bërë një numër të madh takimesh e marrëveshjesh bashkëpunimi të nënshkruara, që është i hapur për bashkëbisedim e bashkëpunim me të gjitha palët me interes për ndërmarrjen e hapave konkret për ndryshimin e gjendjes në arsim.

Postimi i Ministres Nagavci:

Për një vit sa jemi në qeverisje kemi punuar në përmirësimin e infrastrukturën ligjore, kushteve në shkolla dhe procesit mësimor. Po ndajmë me juve vetëm disa nga vendimet dhe punët konkrete tona, që janë edhe në linjë me hulumtimin e prezantuar nga nxënësit:

Rritja e buxhetit për arsim për 12%, për vitin 2022;Ndarja e 3,500.000€ për institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional për përmirësimin e praktikës profesionale dhe sigurimin aksidental të nxënësve gjatë punës praktike;Themelimi i pesë Qendrave të Karrierës; tre të tjera janë në proces;Hartimi i PSAK 2022-2026 si dokument orientues për zhvillimin e arsimit në proces të finalizimit (që përfshin investime domethënëse në infrastrukturë, digjitalizim dhe në cilësinë e arsimit);Ndryshimi i formulës së financimit për arsimin parauniversitar duke mundësuar ri-organizimin e rrjetit të shkollave, duke ofruar kushte më cilësore për punë;Planifikimi që secila klasë në Kosovë të ketë së paku një kompjuter dhe projektor, brenda pesë vitesh;Mbështetja e më shumë se 3,000 mësimdhënësve në zhvillim profesional;Rishikimi i sistemit të vlerësimit të performancës, trajnimit dhe licencimit të mësimdhënësve, si dhe i organizimit të brendshëm të shkollës, me qëllim të sigurimit të mësimit cilësor në shkolla;Bashkëpunimi me të gjitha palët për shtimin e sigurisë në shkolla dhe krijimin e mjedist miqësor për të gjithë fëmijët;Ofrimi i mbështetjes për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me fëmijë me talente të veçanta, me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe me qendrat mësimore për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian;Vërja në fokus ndaj rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare, në mënyrë që të shtohet përgjegjësia dhe llogaridhënia në shkolla;Ndarja e mbi 3000 bursa për të rejat e të rinjtë tanë që studiojnë brenda dhe jashtë vendit;Nëshkrimi i marrëveshjeve me BE dhe anëtarësimi në HORIZON;Nënshkruami i programit ,,Fulbright” me Ambasadën Amerikane për hulumtime akademike;Ndarja e 30 mijë euro për projekte shkencore;100 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta;500 bursa për nxënës nga grupet e margjinalizuara;Funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës;Rifunksionalizimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Po përmirësojmë infrastrukturën fizike e ligjore. Rezultatet në arsim duhet dhe do të përmirësohen. Si ministre e pranoj seriozisht çdo shqetësim për cilësinë në arsim, për vendimet e tanishme të MASHTI-t, por edhe për simptomat që përjetojmë tani e që kanë burim një kohë e situatë tjetër.

Të ardhmen e sigurojmë me angazhim të përbashkët, me dije dhe arsim, me shkolla që ofrojnë ambiente miqësore, mësimdhënie cilësore e kreative, infrastrukturë të kompletuar e mundësi të barabarta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here