Gjatë ditës u raportua në media se ndaj ministres së Arsimit Shkences, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, është aktakuzë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Nagavci po akuzohet se më 21 mars të 2018-ës, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollimit nga policia asaj i ishte gjetur një sprej ngjyrë e gjelbër me pjesë spërkatëse të zezë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij raportimi Aktakuza rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 30 korrik 2019.





