LAJME

Nagavci: Kosova ka nevojë për të dhëna institucionale të sakta për luftën e fundit

Nagavci: Kosova ka nevojë për të dhëna institucionale të sakta për luftën e fundit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2026, 12:32

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar lidhur me ekspozitën për masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e të dhënave institucionale të besueshme.

“Shprehim solidaritetin dhe bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, por gjithashtu kjo situatë tregon se akoma na duhet punë që të kemi të dhëna të sakta dhe institucionale”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se gjatë vizitës së ekspozitës së bashku me kryekuvendaren Albulena Haxhiu, diskutuan rëndësinë e saktësisë së të dhënave dhe përparimin që ka sjellë funksionalizimi i Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës.

“Është e rëndësishme që të kemi të dhëna të sakta, dhe fatmirësisht tashmë kemi Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit, i cili u miratua dhe u funksionalizua gjatë qeverisë Kurti”, përfundoi ajo. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika