Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se mos kompensimi i orëve të humbura për shkak të grevës është vepër penale. Ajo është shprehur e bindur se kompensimi i orëve do të fillojë nesër, ndërsa ka theksuar se inspektorët e arsimit do të jenë në teren dhe nëse nuk mbahet mësimi nuk do të ketë kompensim të pagës.
Nagavci e ka kundërshtuar propozimin e komunave për të kompensuar orët në fund të ditës mësimore, derisa ka shtuar se mbajtja e mësimit të shtunën është vendimi i duhur.
“MASHTI në bazë të kompetencave edhe përgjegjësive që ka, ka nxjerr edhe kalendarin për vitin e ri shkollor. Të gjithë e dimë që kanë humbur 22 ditë mësimit apo 12% e mësimit për fëmijët është një humbje e madhe që duhet patjetër të kompensohet edhe kushdo që bënë thirrje për mosmbajtje të mësimit jo vetëm që tregon një papërgjegjshmëri edhe pandjeshmëri në raport me humbjet e mëdha që janë shkaktuar, por bënë edhe vepër penale duke bërë thirrje kundër ekzekutimit të një vendimi i cili është në kompetencë dhe përgjegjësi të ministrisë…Inspektorët e Arsimit nesër do të jenë në terren dhe ne kemi pasur mirëkuptim, kemi realizuar pagesat në avans nëse nuk mbahet dita e mësimit sigurisht nuk do të ketë edhe kompensim. Kjo nuk është ndëshkim por është obligim për të respektuar ligjin”, ka thënë ajo.





