- Reklama -

Nagavci: Deri tash kanë aplikuar 50% e prindërve për subvencionin e librave

Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për vitin e ri shkollor, përmes platformës digjitale “e-Kosova”. Ky subvencion synon të lehtësojë barrën financiare të prindërve dhe kujdestarëve për blerjen e materialeve të nevojshme për nxënësit.

- Reklama -

Sipas njoftimit, prindërit mund të aplikojnë për të përfituar shumën prej 80 eurosh për çdo nxënës nga klasa 1 deri në të 5-ën, për të blerë libra dhe materiale mësimore. Po ashtu, 80 euro janë të dedikuara për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9-të, për fletore pune dhe materiale të tjera që ndihmojnë procesin mësimor.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një intervistë për lajmet qendrore të RTK-së, ka deklaruar se deri tani kanë aplikuar rreth 50 për qind e prindërve.

Ajo gjithashtu është përgjigjur për ankesat e ngritura nga qytetarët lidhur me cilësinë e librave të përdorur që kanë qarkulluar në shkolla vitet e kaluara. “Nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë pasur raste të tilla, mirëpo deri më tani nuk kemi pranuar asnjë ankesë zyrtare në Ministri”, u shpreh Nagavci.

Platforma “e-Kosova” mbetet mjeti kryesor për aplikim, dhe Ministria inkurajon të gjithë prindërit që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë sa më parë, për të përfituar nga mbështetja financiare para fillimit të vitit të ri shkollor.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort