Dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë dhe 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë, është marzha tregtare e caktuar për fitim për naftëtarët, sipas udhëzimit administrativ të Qeverisë për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend.
Ditë më parë, Qeveria vendosi pro udhëzimit, por nuk dha detaje. Të premten, ka publikuar dokumentin që specifikon se marzha tregtare maksimale e lejuar është dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë dhe 12 centë për litër për produktin e shitur me pakicë.





