Shoqata e Naftëtarëve ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila të premten ka caktuar marzhën e fitimit prej 2 centësh për litër në shitje me shumicë dhe 12 centë për litër në ato me pakicë.
Shoqata ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm dhe aty ka vendosur për dy veprime që do t’i ndërmarrë.
“Që të ushtrohet ankesë në këtë vendim pranë MINT, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e këtij vendimi; Të kërkohet interpretim ligjor lidhur me ligjshmërinë e këtyre lloj vendimesh”, ka njoftuar kjo shoqatë.
MINT-i të premten ktheu masën e kufizimit të fitimit për naftëtarët, pas evidentimit se rritja e çmimeve nga ana e tyre nuk reflektohet nga lëvizjen e çmimeve në tregun botëror.