LAJME

Naftëtarët kanë dy kërkesa për Qeverinë – nëse nuk u miratohen paralajmërojnë mbylljen e pompave dhe masa të tjera

Naftëtarët kanë dy kërkesa për Qeverinë – nëse nuk u miratohen paralajmërojnë mbylljen e pompave dhe masa të tjera
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Qershor 2022, 14:35

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër Qeverisë së Kosovës të enjten, me anë të së cilës kërkojnë miratimin e dy kërkesave.

Letra i është dërguar kryeministrit Albin Kurti, zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe ministrave Rozeta Hajdari e Hekuran Murati, si reagim ndaj propozim-vendimit të Qeverisë për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend, sipas së cilit parashihen kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Të vazhdohet me ekonominë e tregut të lirë njëjtë si 22 vitet paraprake dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, është kërkesa e parë e naftëtarëve./tvprizreni.net

Kërkesa e plotë:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika