Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 84 centë duke rënë kështu për dy centë krahasuar me ditët e mëparshme, për benzinë 1 euro e 75 centë, derisa për gaz është 78 centë.






