Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka dërguar një letër ngushëllimi familjes Boja pas vdekjes së ish kryetarit të BIK-ut, Rexhep Boja.
Myftiu Tërnava letër ngushëllimi pas vdekjes Rexhep Bojës

Në letër ngushëllimi thuhet “bashkë ndjejmë dhembjen me ju dhe njëkohësisht lusim Zotin e madhërishëm që ish myftiun ta marr në mëshirën e Tij. Kalimi në ahiret i Rexhep Bojës është humbje jo vetëm për ju si familje por edhe për të gjithë ne. Rahmetliu tërë jetën ia kushtoi ngritjes dhe avancimit të jetës fetare te ne sikur që ka dhënë një kontribut të paçmuar për shtetësimin e Kosovës”.
“Lusim Allahun Fuqiplotë që dr. Rexhep Bojën ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve e dëshmorëve, ndërsa familjes, miqve e farefisit t’ falë durim”. /Telegrafi/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

