Një muze i ndërtuar në Shqipëri në vitet 1980 për të nderuar diktatorin shumëvjeçar komunist Enver Hoxha po planfikohet të shndërrohet në një qendër trajnimi kompjuterësh për të rinjtë.
Ndërtesa dikur shfaqte pasuritë personale dhe fotografitë e mëdha të Hoxhës, i cili e shkëputi Shqipërinë nga bota e jashtme nën sundimin e ashpër stalinist për 40 vjet, raporton Reuters, përcjell KlanKosova.tv.
Tani ish-muzeu, i ridizajnuar nga arkitekti holandez Ëiny Maas, po përgatitet të presë qindra të rinj shqiptarë të etur për trajnime në teknologjinë kompjuterike dhe kodimin – pjesë e përpjekjes së qeverisë për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.





