VENDI

Mustafa: Votuesi i LDK-së tregoi se nuk mund të mashtrohet gjatë

Mustafa: Votuesi i LDK-së tregoi se nuk mund të mashtrohet gjatë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2021, 11:19

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në këto zgjedhje lokale që u mbajtën me 17 tetor Kosova tregoi se ka kapërcyer transin politik që e karakterizoi në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe se votuesi po i kthehet racionales.

Ish-kryeministri i vendit dhe ish-lideri i LDK-së ka thënë se LDK-ja tregoi rezultate të mira.

Mustafa pret që LDK të fotojë fuqishëm në Prishtinë, Podujevë por edhe në komuna të tjera të cilat janë qeverisur nga kjo parti deri më tani.

“Këto zgjedhje treguan se Kosova e ka kapërcyer dehjen dhe trasin politik që e karakterizoi në shkurt të këtij viti dhe se votuesi po i kthehet racionales. LDK tregoi rezultate të mira dhe këto rezultate do t’i fuqizojë me fitoren e Prishtinës, Podujevës dhe së paku komunave tjera që i ka qeverisur deri më tani”, tha Mustafa për KosovaPress.

Mustafa ka ritheksuar se votuesi i LDK-së është i ngritur dhe nuk mund të mashtrohet gjatë.

“Votuesi i LDK-së tregoi se është i ngritur, i moralshëm se mund të mashtrohet njëherë por jo gjatë”, tha Mustafa në një deklaratë me shkrim dhënë për KosovaPress.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika