- Reklama -

Mustafa: S’i besoj LDK-së që s’e ka parë draftin e Asociacionit

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se beson që partitë opozitare e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mustafa në një deklarim për media pas tryezës shkencore “Ndotja e mjedisit nga materialet plastike dhe substancat organike rezistente dhe metodat e trajtimit”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), është shprehur i bindur se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e ka konsultuar draftin sikurse edhe të gjithë krerët e opozitës që ishin në takim me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

- Reklama -

Ai ka thënë se përfaqësuesi i BE-së nuk ka pasur arsyeje që dikujt të ia prezantojë dokumentin e dikujt jo.

“Draftin nuk e kam parë dhe është keq që nuk është parë ai draft jo nga unë, por duhet ta shohin deputetët dhe partitë opozitare të cilat po potencojnë që nuk e kanë parë sepse duan që të mbulohen për shkak të përgjegjësisë që e kanë, mendoj që të gjitha partitë opozitare e kanë parë draftin. Sepse nuk ka mundësi që në takim Lajçaku të zgjedh se kujt të ia prezantojë e kujt jo draftin. Nuk i besoj as Hazirit e as LDK-së që nuk e kanë pa draftin”, është shprehur Mustafa.

Sipas tij, çdo ndryshim e plotësim i bërë sa i përket draftit të Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Marrëveshje personale nuk ka, ka nënshkrim personal sepse marrëveshja e viti 2015 është ajo që siguron që statuti i Asociacionit duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe e mira e asaj marrëveshje është që një gjë të tillë e ka pranuar Serbia, ka pranuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, vlerësimi i statutit jo vetëm në fazën e prurjes së tij, por edhe në të gjitha ndryshimet dhe plotësimeve ato duhet të i nënshtrohen të njëjtës procedurë dhe është një e arritur mjaftë e madhe që duhet ta shfrytëzojë edhe Qeveria edhe Kurti por jo vetëm të shfrytëzoj që të mbulohet me Gjykatën Kushtetuese por që të i bëjnë të gjitha përpjekjet që statuti që shkon në Gjykatën Kushtetuese të jetë plotësisht në harmoni me Kushtetutën”, ka deklaruar ai./EO

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş