Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po gënjen, derisa ka deklaruar se djemtë e tij nuk posedojnë terminal. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka postuar një video të re ku përmenden personazhe si Margarita Kadriu, djemtë e Isa Mustafës, Sami Lushtakut dhe biznesmenët e njohur, Devollët. Përmes videos, LVV-ja ka akuzuar duke thënë se terminalet kanë qenë pronësi private e të lidhura ngushtë me politikën. Pas përmendjes së familjarëve, ish-kryeministri Mustafa në një përgjigje për Paparacin ka thënë se partia në pushtet po gënjen.
Mustafa: Partia në pushtet po gënjen, djemtë e mi s’kanë terminal

“Po gënjen partia në pushtet”. Tutje, Mustafa ka thënë se kompania nuk është e djemve të tij, por është kompani private, për të cilën nuk ka autorizim të jep deklarata. “Është kompani sllovene, për të cilën unë nuk kam autorizim të jap deklarata. Nuk është kompani e djemve të mi”, ka deklaruar Mustafa.
Në videon e LVV-së, ku flitet për Terminalin e Kosovës në Portin e Durrësit, i cili ditë më parë filloi punën me kapacitete të plota, thuhet se terminalet nëpër Kosovë kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

