LAJME

Mustafa fyen ata që kritikojnë LDK-në, i quan kanaçe politike

Mustafa fyen ata që kritikojnë LDK-në, i quan kanaçe politike
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2021, 17:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka fyer kundërshtarët dhe ata që po e kritikojnë partinë e tij në studio televizive.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se ata janë të porositur dhe se nuk i njeh kush pos disa portaleve.

Ai ngul këmbë se LDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e 4 shkurtit.

“Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave. Dorëzimi para pseudoanalistëve, ‘profesorëve’ nga Kosova e ‘Amerika’ që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së. Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, LDK-ja duhet të qeverisë me vendin, kurse opozitë duhet të bëhen ata që sipas tij, të vetmen gjë që dinë të bëjnë është zhurma.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika