Home LAJME Musliu tërhiqet përkohësisht, do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit

Musliu tërhiqet përkohësisht, do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit

0
Musliu tërhiqet përkohësisht, do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka njoftuar se do të largohet përkohësisht nga puna e përditshme, pasi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ajo ka shkruar në Facebook të hënën se ndërhyrja do të kryhet jashtë vendit “pasi që mjekëve në Kosovës, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende s’ju janë krijuar kushtet”.

“Ju që më keni qëndruar pranë në momente shumë të lumtura dhe në momente shumë të rënda, ju njoftoj se, pas një vizite të mjeku në QKUK, rreth dy vite më parë u diagnostikova me një problem në zemër. Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në repartin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua. E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje. Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse, por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Ajo ka shtuar se sistemit shëndetësor në Kosovës i mungojnë shumë gjëra pos mjekëve.

Musliu tutje ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here