Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka thënë se shpresat e qytetarëve për të udhëtuar pa viza në BE, me qeverinë Kurti 2, kanë vdekur.
Musliu- Shoshi në një shkrim në “Facebook” ka shkruar se në prezantimin e punës 100 ditëshe të qeverisë, dy nga dy nga çështjet më të rëndësishme për vendin tonë liberalizimi i vizave dhe
strategjia ndaj shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk ishin temë e raportimit të Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, transmeton “Indeksonline”.





