Themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë se është shndërruar në një qendër operative të Rusisë për destabilizimin e Evropës dhe Ballkanit.
Në Facebook, Musliu ka shkruar se Rusia po shfrytëzon territorin serb për të stërvitur grupe paramilitare që synojnë minimin e demokracive evropiane, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore serbe.
“Serbia është shndërruar në territor ku Rusia, me infrastrukturën që i ofron Beogradi, stërvit lirisht grupe paramilitare për të destabilizuar demokracitë evropiane. A mund të ndodhte kjo pa miratimin e institucioneve serbe? Sigurisht që jo”, ka shkruar Musliu.





