Të mërkurën në para deputetëve ka raportor, shefi i AKI-së, Kujtim Shala. Pas raportimit të ditë kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka dhënë detaje nga raportimi.
Musliu ka deklaruar se kohë më parë ka paralajmëruar për rrezikun që situata në veri të destabilizohet.
“E kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, vet Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, mbledhin informata e informojmë Qeverinë, presidencën, ne e kemi paralajmërua që grupe në Rashkë po trajnohen në Rashkë për destabilizimin e veriut, ne e kemi kryer punë tonë si Komision. Qeveria nuk e ka marrë informata nga ne por nga drejtori i AKI-së, se sa i ka shfrytëzuar, nuk më bijë mua të komentojë”, ka thënë Musliu para gazetarëve, raporotn Lajmi.Net.
Tutje ajo ka thënë se janë marrë vesh që edhe në fillim të korrikut serish të raportoj Shala në komision lidhur me raportin e auditimit.
“Kishim në raportim inspektorin e AKI-së, që ka marrë mandatin qe 6 muaj. U dakorduam që zotin Shala ta ftojmë në javën e parë të korrik, ngase ende nuk e kanë raportin e Auditimit. Në agjenci nuk lejohet të ketë auditor të jashtë, po ashtu auditimi specifik për pasqyrat brenda Agjencisë”, ka thënë Musliu.
Deputetja Musliu, tutje ka bërë thirrje që Qeveria të krijoj kushte të punës për policët dhe në kuadër të kësaj të miratohet edhe Ligji për penxionimin e parakohshëm.
“Si deputet ju i keni përcjell edhe seancat, kam qenë e zëshme, jam e pa kënaqur me trajtimin dhe do të vazhdojë ta ngris këtë çështje, kam propozuar edhe projektligjin për pensionin e parakohshëm, ne e kemi Policën më të vjetër në rajon. Tre policët e kidnapuar dy prej tyre janë 48 dhe 62 vjet, e aq më tej për një ka shkua nga pushim mjekësor, ngritja e kapacitete, ngritja e pagave, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne e efikase”, tha ajo, raporton EO.