Home LAJME Musliu: Kushdo qe udhëton nëpër Serbi ta di se barrikadat mund të jenë të ashpra, ka serbë të lidhur me rusët

Musliu: Kushdo qe udhëton nëpër Serbi ta di se barrikadat mund të jenë të ashpra, ka serbë të lidhur me rusët

0
Musliu: Kushdo qe udhëton nëpër Serbi ta di se barrikadat mund të jenë të ashpra, ka serbë të lidhur me rusët

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Agim Musliu, ka bërë apel përmes një njoftimi në rrjetin e tij social facebook që të evitohen nga sot udhëtimet nëpër Serbi.

Ndryshe nga dita sotme janë paralajmëruar që do të ketë bllokim në pikë kalimevet që lidhin dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, Musliu, më tej ka thënë se qytetarët duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra.

Shkrimi i plotë i Musliut:

Prej sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra. Aty ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhje me rusët, dhe normalisht aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçit e Aleksandar Vuçiqit.
Këto bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi.

Aty do të konsumohet raki dhe drogë. Vuçiqi mendon se Kosova dhe NATO nuk e di që ai vet është organizatori i këtyer!

Pra, nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here