LAJME

Musliu kërkon mobilizim të inspektorëve, këto tri ditë është vërejtur rritje e çmimeve

Musliu kërkon mobilizim të inspektorëve, këto tri ditë është vërejtur rritje e çmimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2022, 17:51

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të mobilizojnë inspektorët e tregut në këto tri ditë.

Kjo për shkak se siç ka shkruaj ajo në markete po shihet rritje e çmimeve në artikuj ushqimorë, para festës së Bajramit.

Postimi i tij i plotë:

Kërkoj nga Institucionet e vendit si ato qendrore edhe ato komunale që t’i mobilizojnë inspektoret e tregut gjatë këtyre tri ditëve.

Në shumë markete të vendit shihet rritje e çmimeve në artikuj ushqimor para festës së Bajramit.

Qytetarët janë lodhur e nuk mund ta përballojnë më. Mos ua varëferoni sofren për këtë festë!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika