- Reklama -

Musliu: I thashë jo Speciales përkundër presioneve, e mbështes shfuqizimin e saj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj me nga 4 vjet e gjysmë burg.

Musliu tha se vendimi ndaj Gucatit e Haradinajt është vendim politik, teksa shtoi se nga vendimet politike asnjëherë nuk pritet të vendoset drejtësi.

- Reklama -

Për Gjykatën Speciale, ajo tha është institucioni më i turpshëm i Kosovës, ndërsa moralisht shtoi se ndihet e qetë.

“Jam tejet e shqetësuar dhe e mërzitur nga vendimi i djeshëm edhe pse moralisht jam e qetë në ndërgjegjen time që pavarësisht presioneve jam njëra nga pesë deputetët e vetëm të Kuvendit qe i kam thënë jo kësaj gjykate, për çka dua ti falënderoj të gjithë ata qe me mbështeten, qoftë edhe moralisht duke besuar ne vendimin tim të drejt”, është shprehur Musliu për Klankosova.tv.

Sa i përket çështjes se zhbërjes së Gjykatës Speciale, Musliu tha se një nismë të tillë e mbështet fuqishëm dhe se ratifikimi i saj në kuvend ishte i gabuar.

“Çdo iniciativë kundër Gjykatës Speciale e mbështes fuqishëm. Letërkëmbimi për themelimin e kësaj gjykate nga ish Presidentja Jahjaga dhe Baronesha Ashton ishte gabim qe u ratifikua në Kuvend dhe pastaj i padrejtë dhe i gabuar ishte edhe vendimi për gjykatën”, tha Musliu, njofton Klankosova.tv.

Kurse, për kolegët e saj nga Partia Demokratike e Kosovës që votuan pro votimit të Gjykatës Speciale, Musliu tha se duhet të pyeten ata se si ndihen.

“Sa i përket kolegëve të mi është e padrejtë që unë te jap mendim për ta, fatmirësisht të gjithë janë gjallë dhe secili mund të flas për vete se si ndihet sot”, është shprehur Musliu, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Gjykata Speciale u themelua më 3 gusht të vitit 2015, ku 82 deputetë ishin pro themelimit dhe pesë ishin kundër, duke përfshirë deputetën Ganimete Musliu.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort