Analisti Imer Mushkolaj thotë se tërheqja e mundshme e Lumir Abdixhikut nga mandati i deputetit për t’u marrë me partinë do të ishte gabim.
“Nuk e di pse Abdixhiku ka nevojë të tërhiqet nga mandati i deputetit kur dihet se ti si kryetar i partisë garën kryesore politike e bën në Kuvend dhe fuqinë politike e tregon pikërisht në Kuvend”, tha ai në “Debat Plus”.





