Vedat Muriqi një intervistë për “Duelin sportiv” të RTV Dukagjinit ka biseduar rreth mungesës së rezultateve pozitive me Kosovën.
Kosova ka pasur mungesë të rezultateve pozitive në këtë vit, ku ka regjistruar vetëm një fitore në miqësoren ndaj Lituanisë, përcjell lajmi.net.
“Të arsyetojmë mungesën e rezultateve vetëm te pandemia, nuk do të ishte fer. Në ndeshjet më të rëndësishme si ndaj Maqedonisë, munguam unë, Amiri, ai tjetri, ai tjetri. Jam ndjerë shumë keq. Ishte diçka e keqe, pasi ka mundur të jetë ndeshja e karrierës.





