LAJME

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2025, 21:44

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka dalë me një reagim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetuetshmërisë e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën dhe se sipas tij s’ka nevojë as 30 ditë të pritet, por që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë.

“1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet.

2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit.

3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim.

Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese. S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë”, ka shkruar Murati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika