- Reklama -

Murati u bën thirrje deputetëve të votojnë buxhetin e vitit 2025 për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë buxhetin e vitit 2025 për komunat e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, pas konstituimit të Kuvendit të ri.

“Thirrje deputetëve që ta votojnë buxhetin e vitit 2025 për Komunat e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut. Tash që Kuvendi i Kosovës është i konstituuar, deputetët mund ta miratojnë edhe buxhetin e vitit 2025 për Komunat e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, dhe të krijohet mundësia që komunat të paguajë faturat e grumbulluara si pasojë e mungesës së buxhetit”, theksoi Murati.

- Reklama -

Tutje, ai shtoi se Qeveria dje ia ka përcjellë Kuvendit të konstituuar materialin buxhetor të vitit 2025 për tri komuna që s’kishin arritur ta votonin buxhetin për vitin 2025 brenda afatit ligjor (Prishtina, Gjilani, Zubin Potoku).

“Përmes procedurës së përshpejtuar prej 72 orësh, Kuvendi i Kosovës mund t’i miratojë buxhetet e këtyre komunave për vitin 2025 dhe të hapet rruga për pagesën e faturave që janë grumbulluar qysh javën që vjen. Uroj që deputetët e opozitës të lënë anash inatin politik e të bëjnë veprimin e duhur, fillimisht duke themeluar komisionet parlamentare, e pastaj edhe duke votuar për buxhetet e këtyre komunave”, ka shkruar Murati.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort