Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka pasur një rritje të numrit të ndërmarrjeve të reja të regjistruara.
Murati thotë se ka rritje të numrit të ndërmarrjeve të reja: Ka kaluar shifrën prej 11 mijë

Ai ka thënë se është kaluar shifra prej 11 mijë, ndërsa thotë se deri në fund të vitit pritet të tejkalohet deri në mbi 13 mijë biznese.
“Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara tashmë ka kaluar shifrën prej 11 mijë, deri në fund të muajit tetor, ende pa mbaruar viti. Sipas trendit aktual, deri në fund të vitit kjo shifër pritet të tejkalojë mbi 13 mijë biznese, që do të ishte rekord i të gjitha kohërave. Ky është tregues i shëndetit të mirë të ekonomisë, e cila po rritet vazhdimisht”, ka shkruar Murati.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

