Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka ka mbajtur mbledhjen në të cilën në rend dite ishte shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se është paraparë të ketë rishikim të buxhetit për vitin 2022, për shkak të rrethanave të cilat janë tani.
“Kemi një rishikim që është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, pra nuk prek asnjë organizatë tjetër buxhetore, pra bëhet vetëm në një program tek subvencionet dhe transferet. Pra ky është një rishikim i jashtëzakonshëm, andaj si të tillë kemi vlerësuar se tani për tani nuk mund të japim indikator makroekonomik, një pasqyrë do të kemi kur ta kemi në mes të viti, do të kemi më shumë të dhëna dhe do të mund të ndërtojmë atë”, deklaroi ai.





