Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati edhe njëherë ka sqaruar çështjen e shtesave të personelit shëndetësor, policisë dhe pensionistëve.
Ai tha se me vendimin e Qeverisë Kurti pensionistët i marrin nga 100 euro, në të kundërtën do i kishin marrë 90 euro.
“U bè temë çështja e shtesave dhe vendimet që u morën në njërën nga mbledhjen e Qeverisë, edhe në vazhdimësi po tentohet me u manipulu publiku por edhe përfituesit se gjoja se Qeveria paska ulë shtesa dhe po ja ndika për një kategori të caktuar. Problemi është që ato shtesa kanë qenë vendim i marrë në fillim të këtij viti në kohë fushate zgjedhore, dhe kanë qenë me afat deri në fund të muajit mars. Pra nuk ka pasë shtesa më tutje. Dhe kërkesa e ministrit Vitia për personelin shëndetsësorë ka qenë që të gjejmë në mënyrë me gjithë kufizimet buxhetore ta gjejmë një mënyrë dhe hapësirë që të paktën të sigurojmë edhe për ca kohë vazhdimin e shtesave për personelin shëndetësor. Edhe kemi marrë vendim përderisa mbretëron kjo situatë vazhdimin e shtesave për ta. Kemi marrë vendim si Qeveri në muajin e parë për shtesa për personelin shëndetësor, për policinë, për pensionistët të cilët po ashtu po të mos ishte ai vendim do të kishin marrë 90 euro pensionin, e pensionet me aftësi të kufizuara do ti kishin marrë 75 euro. Por këtë muaj për shkak të atij vendimi i kanë marrë nga 100 euro”.





