- Reklama -

Murati: Refuzimi i LDK-së për takim me Kurtin, një përgjigje e qartë se kush po bllokon Kuvendin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj PDK-së dhe LDK-së për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mospranimin e ftesës nga ana e LDK-së, po shihet se kush po bën bllokada të Kuvendit të Kosovës, raporton “KosovaPress”.

Murati para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se refuzimi i LDK-së për takim është një përgjigje e qartë për qytetarët e Kosovës.

- Reklama -

“Po qartësohet pra se kush po bën bllokada, refuzimi edhe për të diskutuar për temën besoj që është mjaft e qartë. Kemi edhe hipokrizinë tjetër, ku thuhet që pozita e kryetarit, hajde ta diskutojmë ndërkaq pozita e nënkryetarit na është e garantuar me kushtetutë, e njëjta pozitë është e garantuar me kushtetutë”, tha Murati.

Sot do të jetë tentimi i nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët kanë dështuar për të tetën herë me radhë të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës. Seanca është ndërprerë pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dështoi të martën të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Ftesa e Kurtit vjen pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiun dështoi gjashtë herë të sigurojë 61 vota për kryetare të Kuvendit, ndërkohë që sot në ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstitutive për legjislaturën e nëntë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, përkundër takimit mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili po mbahet para vazhdimit të seancës konstituive që do të fillojë prej orës 10:00 të enjten.

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha se Vetëvendosje s’do ta ndryshojë emrin e propozuar për postin e kryeparlamentarit.

“Shpresoj që të zhbllokohen institucionet, në këtë rast Kuvendi i Kosovës. Kryeministri Kurti i ka dërguar ftesë dy partive opozitare, por po shohim që LDK-ja ka qëndrim kundër. Duke ditur se LDK-ja s’po ka kriter që të takohet me Porfirjen, shovinistin më të madh serb i cili menjëherë pas takimit me kryetarin e LDK-së shkoi në Rusi, ndërsa s’po ka asnjë mundësi që të takohet me kryeministrin Kurti për të zhbllokuar institucionet. Tashmë ka takim me PDK-në dhe të presim që legjislativi të zhbllokohet dhe të kemi kryetarin e Kuvendit, në këtë rast Albulena Haxhiu… Jo (koalicion qeverisës LVV-PDK). Mendoj se po diskutohet vetëm të zhbllokohet institucioni i legjislativit. Ky është hapi i parë pastaj për krijimin e qeverisë”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş