LAJME

Murati: Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti shënon rritje për 4.8%

Murati: Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti shënon rritje për 4.8%
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2024, 10:29

Ministri i financave, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i biznese për muajin janar dhe shkurt të këtij krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rritje për 4.8%.

Murati theksojë se këto të dhëna janë të deklaruar në ATK, ndërsa tha se çdo pretendim tjetër është për keqinformim, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈 +4.8% rritje.

Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.

Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose  është i keqinformuar, ose qëllimkeq.

Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika